KKVITI

Pirja e duhanit në lokale e kafiteri alarmon inspeksionin sanitar

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Inspeksioni komunal në Gjilan përmes sektorit sanitar së bashku me policinë ka ndërmarrë një aksion nëpër lokale e kafiteri të Gjilanit. Nga ky aksion janë gjobitur 10 qytetar me nga 50 euro derisa u është dhënë vërejtja e fundit pronarëve të kafiterive që arrin në vlerën prej 3000 eurove tha për rajonipress Valon Shefkiu u.d. i drejtorit në inspeksionin komunal.

Për shkak të mos respektimit të ligjit mbi pirjen e duhanit në vendet publike inspeksioni komunal është alarmuar nga thirrje të shumta nga ana e qytetarëve për shkelje të këtij ligji nëpër lokale e kafiteri, raporton rajonipress.

Inspeksioni komunal përmes sektorit sanitar dhe inspektorëve të saj në teren të ndihmuar edhe nga policia kanë ndërmarrë një aksion të gjerë ku janë kontrolluar me qindra lokale.

UBT

Valon Shefkiu u.d. së drejtorit në inspeksionin komunal tha për rajonipress se është shqetësuese dhe alarmuese pirja e duhanit nëpër kafiteri e lokale hoteliere.”Ne kemi pasur informacione të sakta se në cilat lokale nuk respektohet ligji mbi pirjen e duhanit sepse kemi koordinim me Prishtinën ku edhe kryesisht bëhen ankesat e qytetarëve” tha Shefkiu.

Shefkiu tha se nga aksioni i fundit që është kryer nga premtja janë gjobitur 10 qytetar që janë dënuar me nga 50 euro, derisa u janë dhënë vërejtjet e fundit pronarëve të kafiterive ku dënimi arrin në 3000 euro.

Shefkiu tha ase nga ky aksion vërejte kanë marrë shumë kafiteri dhe aksioni do të vazhdojë çdo ditë.”Kontrollimi ynë ka qenë i rreptë dhe shfrytëzojë rastin që të bëjë apel tek të gjithë qytetarët, që të kenë kujdes dhe mos të pinë duhan në vende publike sepse dënimet janë të sshpejta dhe të rrepta” tha Shefkiu./rajonipress/