Mobi Casa

Pirgu magjeps dhjetëra mijë adhurues të operës në sheshin e Cyrihut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është kulmi i zhvillimit të Botërorit të futbollit “Brazil 2014” por kjo nuk ka penguar dhjetëra mijë veta të zënë vend në vapë, në sheshin Sechseläuten të Cyrihut për të shikuar një operë. “Rigoletto”, opera që po shfaqej në sallën e Operës të Cyrihut, është transmetuar live në sheshin e përmendur që ndodhet para ndërtesës së shtëpisë operistike.

Kjo operë në të cilën tenori shqiptar Saimir Pirgu luan njërin ndër rolet kryesore, ka korrur sukses edhe në premierën e saj të shfaqur rreth një vit e gjysmë më parë. Prej atëherë ajo ka përjetuar një sërë reprizash dhe është pritur shumë mirë secilën herë.

Ndërsa transmetimi i saj live ka qenë një dimension i ri, i papërjetuar më parë i një opere. Atmosfera e krijuar nga publiku me numër të madh, i ulur në mënyrë të lirshme ose duke qëndruar këmbë, ishte diçka e papërsëritshme. Tingujt e dhimbshëm e dramatikë të “Rigolettos” derdheshin në hapësirën e sheshit më të madh të Zvicrës, fare pranë liqenit, duke magjepsur kështu me atmosferën e operës së njohur klasike edhe gjithë shëtitësit buzë liqenit.

Transmetimi live i operës me moton “Oper für alle” (Opera për të gjithë) është bërë në kuadrin e festivalit të Cyrihut “Zürcher Festspiele”.

UBT

Albinfo.ch përmes disa fotografive sjell për lexuesit e vet një pjesë të atmosferës së rrallë që ka mbretëruar sonte në Cyrih.

Pas shfaqjes, tenori Saimir Pirgu është takuar me një grup dashamirësish shqiptarë të operës, të cilët, të organizuar nga Këshillimorja Shqiptare ABSM e Bazelit dhe kryetari Skender Nikoliqi kanë ndjekur operën në sallë.

Me këtë grup ka qenë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila me një delegacion nga komuna e saj ndidhet për vizitë në Zvicër.

Të pranishmit e kanë përgëzuar artistin e madh shqiptar për shfaqjen e dhënë dhe për arritjet tjera të tij në fushë të operës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.