RCCOLA

Piraj : Nexhmedin Arifi nuk e ka shkelur ligjin, mungojnë provat

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Derisa vetë i dyshuari Nexhmedin Arifi të mërkurën i ka mohuar veprat e ngarkuara, edhe avokati i tij mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se Arifi do të dal i pafajshëm sepse aktakuza është e paqëndrueshme meqë nuk ka as prova e as elemente që e inkriminojnë Arifin. Edhe Sabit Maliqi thotë se Kabil Hajdari nuk ka kryer vepër penale.

Deklaratën e Nexhmedin Arifit dhënë para trupit gjykues të mërkurën se është i pafajshëm dhe se nuk ka bërë as më të voglën shkelje ligjore e ka përforcuar edhe më shumë avokati i tij mbrojtës Shemsedin Piraj.

Piraj për rajonipress tha se në bazë të provave dhe deklaratave të dëshmitarëve që janë dëgjuar të mërkurën shihet se Nexhmedin Arifi nuk është shkelës i ligjit.”Unë jam i sigurt se Arifi do të dal i pafajshëm dhe do të lirohet nga akuzat sepse kemi të bëjmë me një aktakuzë të paqëndrueshme dhe të pa themel” tha Piraj.

Uji Dea

Piraj tha se aktakuzës i mungojnë elementet e veprës , mungojnë provat dhe nga kjo del se Arifi nuk është i inkriminuar e as nuk është përgjegjës për diçka që s`ka pasur lidhje me pozitat e tij si kryetar komunë sqaroj Piraj.

“Arifi nuk është përgjegjës dhe as shkelës i ligjit sepse nuk ka përvetësuar as për vete e as për të tjerët. Jam i sigurt se në fund do të vërtetohet pafajësia e Arifit dhe ashtu si në aktakuzën e parë edhe këtu do të dal i pastër” tha Piraj.

Edhe avokati Sabit Maliqi mbrojtës i Kabil Hajdarit tha se aktakuza pos që është e paqëndrueshme dhe i mungojnë shumë elemente realisht Prokuroria është vetëm përpilues i saj derisa hetimet i ka zhvilluar policia dhe ATK-ja. “As klienti im e as Nexhmedin Arifi asnjëherë nuk janë marrë në pyetje nga Prokuroria dhe kjo është shkelje e madhe e procedurave dhe ne do të paraqesim prova dhe elemente shtesë në vazhdim të procesit gjyqësor” tha Maliqi./rajonipress/