Piraj: Avokatët e Anamoravës ishin në krye të detyrës profesionale

Gjilan – Shemsedin Piraj kryetar i Odës Rajonale të Avokatëve thotë për rajonipress se pavarësisht faktit se avokatët e Anamoravës ishin në krye të detyrës, megjithatë ende kanë nevojë të trajnohen dhe edukohen profesionalisht. Piraj thotë se krimi nuk po luftohet sa duhet, derisa shton se gjykatat po japin dënime të buta ndaj rasteve kriminale dhe atyre të natyrave korruptive.
Detyrën e udhëheqësit të Odës së Avokatëve Rajonal e ka marrë në shtator të vitit 2012, por thotë se që nga ajo kohë kanë bërë punë të mira në ngritjen profesionale të avokatëve. Kështu vlerëson Shemsedin Piraj kryetar i Odës së Avokatëve për Anamoravë.
Piraj për rajonipress tha se kanë bërë një punë të mirë në edukimin, avancimin dhe profesionalizimin e avokatëve të Anamoravës duke i trajnuar ata, duke zhvilluar debate e tryeza profesionale.
Piraj thotë se rëndësia e këtyre trajnimeve është e shumëfishtë sepse avokatët përfitojnë kredi për tu licencuar. Ajo çka e bënë krenar Pirajn është fakti se asnjë avokat i Anamoravës nuk është gjobitur me dënim përkatës nga OAK. Gjithashtu nga ana e avokatëve nuk ka ndodhur asnjë ekses nëpër salla e gjykime dhe kjo është pozitive.
Piraj tha se asnjë avokat i Anamoravës nuk është duke u hetuar. Gjithashtu sipas tij avokatët e Anamoravës kanë qenë të përpiktë në prezantimin e seancave . Por pavarësisht këtyre rezultateve pozitive Piraj thotë se parapëlqen që kolegët e tij akoma të trajnohen dhe të përcjellin udhëzimet, ligjëratat, seminaret profesionale nga të cilat përfitojnë shumë përvojë profesionale
Sfidë për OAK mbetet ngritja profesionale në mënyrë që klientëve tu ofrojmë shërbime cilësore.”Avokatët duhet të jenën në gjendje të ballafaqohen me situata jo të këndshme. Avokatët duhet të jenë këmbëngulës nëpër përfaqësime dhe që rasatet t`i qojnë deri në fund. Ata nuk duhet të japin premtime pa mbulesë”.
Por, Piraj ka vërejtje edhe për gjykatat dhe prokurorit.”Krahas avancimit të avokatëve ngjashëm duhet të ngritet cilësia edhe tek gjykata dhe prokurorit. “Krimi nuk po luftohet sa duhet sepse procedurat po vonohen kurse dënimet janë të buta. Për të luftuar krimin e të gjitha llojeve duhet guxim, përkushtim, këmbëngulësi dhe mbi të gjitha duhet dënimet të jenë në proporcion me rrezikshmërinë sepse për neve vazhdojnë të mbeten shqetësues rastet e rënda penale të cilat duhet të cilësohen drejtë, të ketë kualifikim të drejtë të veprës penale sepse nga cilësimi juridik varet krejt procedura e gjykimit”.
Piraj si shqetësues e sheh edhe faktin se lëndët në Gjykatën e Apelit në Prishtinë po kthehen në rigjykim për shkak të vendimeve jo cilësore që po japin gjykatat tona./rajonipress/