Mobi Casa

Pira për vdekjen e Bajram Kadriut: Mësuam shumë nga ai si të jetohet ndershëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jetoi duke edukuar, duke rrëfyer dhe zgjedhur më të mirën për jetën, të drejtën, të drejtën për të gjithë. I inspiruar në profesion ishte shembull jo vetëm në familje, por edhe më gjerë. Mësuam shumë nga ai si të jetohet ndershëm, si të kultivojmë njohuritë dhe dituritë si t’u ikim të ligave, por duke u mburrur me punën dhe prosperitetin për një të ardhme më të mirë në jetë ka shkruar avokati Shemsedin Piraj për vdekjen e kolegut të tij Bajram Kadriu.

Postimi i plotë i Shemsedin Piraj

RCCOLA

Me keqardhje morra lajmin se sot me datën 26 janar 2021 ndërroj jetë avokat Bajram Kadriu.
Vitet ikën shpejtë, por kujtimet dhe aktivitetet profesionale të kolegut tonë mbetën udhërrëfyes për të gjithë ne dhe brezave që vijnë. Jetoi duke edukuar, duke rrëfyer dhe zgjedhur më të mirën për jetën, të drejtën, të drejtën për të gjithë. I inspiruar në profesion ishte shembull jo vetëm në familje, por edhe më gjerë. Mësuam shumë nga ai si të jetohet ndershëm, si të kultivojmë njohuritë dhe dituritë si t’u ikim të ligave, por duke u mburrur me punën dhe prosperitetin për një të ardhme më të mirë në jetë.

Prandaj me pikëllim të thellë do të them “Lamtumirë koleg i çmuar, prehu në paqe lundro i lirë në përjetësinë tënde, me ata krahë që nuk mundi t`i thej askush, me atë fytyrë të bardhë që nuk mundi ta nxijë askush.
Dr.Sc.Shemsedin Pira avokat