Fundamenti

Pira fiton edhe një betejë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës, departamenti për krime të rënda ka vendosur që ta ulë dënimin ndaj Qemajl Behlulit në 7 vite. Gjykata e Apelit ka vërejtur se pretendimet e përfaqësuesit të prokurorisë dhe të palës së dëmtuar janë të pabazuara.

Gjykata e Apelit duke e rishqyrtuar edhe njëherë rastin e Qemajl Behlulit i akuzuare dënuar për vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme nga 9 vite sa kishte më herët tani i është ulur dënimi në 7 vite.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se pretendimet e përfaqësuesit të Prokurorisë dhe të palës së dëmtuar janë të pabazuara.

Avokati mbrojtës i palës akuzuese Shemsedin Pira tha se në këtë çështje prokuroi i rastit ka dështuar sepse nuk ka arritur asnjëherë që nga fillimi të vërtetojë provat e ofruara derisa ne që nga fillimi kemi pretenduar se në rastin e Qemajl Behlulit ka shkelje drastike për çka u vërtetua edhe me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe rasti i Qemajl Behlulit dy herë është kthyer në rigjykim. Gjykata Supreme e Kosovës, herën e fundit e ka dënuar me 10 vite burg Qemajl Behlulin, nga 15 vite sa ishte i dënuar më herët për shkak të vrasjes së Sylejman Musliut dhe plagosjes së Arben Musliut më 26 shkurt 2010.

ARKATANA

Në aktgjykimin e shkallës së parë të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Vllastimir Dimiq është thënë se Qemajl Behluli është gjetur fajtor sepse në datën kritike për shkak të marrëdhënieve të këqija ka privuar nga jeta Sylejman Musliun si dhe ka plagosur djalin e tij Arben Musliun.

Vet, Qemajl Behluli në mbrojtjen e tij ka thënë se veprën penale e ka kryer nën rrethanat e mbrojtjes së nevojshme. Derisa dëshmitari Arben Musliu ka thënë se ishim të sulmuar nga Qemajl Behluli, mbrojtja e të akuzuarit ka thënë se klienti i tij ishte i sulmuar dhe me kohë i kishte paralajmëruar babë e birë që të largohen pasiqë me vete kishte revole.

Mbrojtja ka shfrytëzuar ekspertizën mjeko- ligjore të Arsim Gërxhaliut sipas të cilës vdekja e Sylejman Musliut nuk ka qenë e dhunshme apo mizore siç ka pretenduar prokurori. Qemajl Behluli ka thënë në mbrojtjen e tij se nga i ndjeri Sylejman Musliu ishte sulmuar me sëpatë dhe ai e kishte sharë dhe ofenduar familjen dhe moralin.

Kurse dëshmitari dhe i dëmtuari Arben Musliu ka thënë se kanë qenë duke ngarkuar dru në traktor, derisa kuptoj se pati dy të shtëna në drejtim të tij dhe dy apo tri të shtëna tjera në drejtim të babait të tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.