UBT

Pira: Është avancuar demokracia lokale në Viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka mbajtur sot një konferencë për shtyp. Gjatë kësaj konference kryesuesi Pira ka folur për punën e Kuvendit Komunal të Vitisë gjatë vitit 2015, ku ndër tjerash bëri të ditur se të gjitha vendimet që janë marrë nga ky organ janë shpallur të ligjshme nga Departamenti Ligjor i MAPL-së. Ai po ashtu theksoi se për punën e mirë Kuvendi ka pranuar gjatë këtij viti një certifikatë nga Zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan.

Gjatë kësaj konference, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka folur edhe për konferencat dhe mbledhjet të cilat janë organizuar në kuadër të punës së Kuvendit duke i cilësuar punën e këtij mekanizmi si të suksesshëm. “Me ligjin për vetëqeverisje lokale, Kuvendi Komunal është i obliguar të mbaj së paku 10 seanca të rregullta, mirëpo gjatë këtij viti që po e lëmë pas Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur 12 seanca të rregullta, 4 solemne. Po ashtu Komitet kanë qenë funksionale , Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur 12 seanca të rregullta dhe Komiteti për Komiteti 6 seanca të rregullta të tyre” u shpreh Pira.

Ai tha se në kuadër të gjitha këtyre takimeve është bërë një punë e mirë siç tha ai në avancimin e demokracisë lokale, nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Vitisë.

UBT

Kryesuesi Pira njoftoj se gjatë këtij viti janë miratuar 44 vendime, 11 rregullore të cilat i konsideroj si shumë të rëndësishme për funksionimin normal të jetës së qytetarëve të kësaj komune.

Ai gjatë kësaj konference falënderoj të gjithë anëtaret e këtij kuvendi pa dallime në subjektet politike për punën dhe kontributin e tyre duke potencuar se një bashkëpunim të mirë ata e kanë edhe me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Gjatë kësaj konference ai ka folur edhe për komitetet jo obligative të cilat janë formuar vitin e shkuar por edhe për punë të tjera të cila lidhën drejtpërdrejtë me Kuvendin Komunal. Më pas ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.