FIDANISHTJA

Piperi i kuq sjell shumë dobi për shëndetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Piperi i kuq bëhet nga speci djegës ose nga specat e kuq të ëmbël. Është përbërës tradicional i shumë kuzhinave që nga Amerika e Jugut, nga Lindja e Mesme, nga Ballkani e gjetiu. Piperi i kuq sjell një shije të re në gjellë dhe mund të përdoret si dekor i ushqimit.

Edhe nëse e dëshironi të butë ose djegës, kjo mëlmesë nuk e bën ushqimin vetëm të shijshëm, por kontribuon edhe ta bëjë më të shëndetshëm. Më poshtë kemi disa arsye që tregojnë se piperi i kuq është një shtesë e mrekullueshme e ushqimeve tuaja.

Piperi i kuq është i pasur me vitaminë C. Në fakt, specat që përdoren për prodhimin e mëlmesës përmbajnë nëntë herë më shumë sasi të vitaminës sesa domatet. Vitamina C konsiderohet si njëri nga vitaminat më të rëndësishëm në trup, pasi sjellin disa përfitime për shëndetin tonë.

Mbron nga të ftohtit

KKVITI

Parandalon paraqitjen e skorbutit, edhe pse kjo nuk është sëmundje e zakonshme e ditëve tona.

Ndihmon në absorbimin e hekurit, që është gjë esenciale për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Mbron trupin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet e zemrës. Përveç vitaminës C, piperi përmban proteinë antibakteriale që ka aftësi në mënyrë natyrore të kontrollojë dhe të kufizojë rritjen e baktereve, duke përfshirë edhe E. kolin dhe salmonellën. Këto lloje të baktereve mund të helmojnë trupin, të shkaktojnë diarre, vjellje etj. Piperi i kuq shërben edhe si tretman alternativ i sëmundjeve që shkaktohen nga bakteret. Përveç vitaminës C, piperi i kuq ka edhe vitaminë A në formën betakarotinë. Kjo vitaminë është vendimtare në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme, madje mund edhe të zbardhë lëkurën e fytyrës suaj, me çka e pengon paraqitjen e rrudhave./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.