RCCOLA

Pini ujë për shëndetin tuaj

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Konsumimi i pakët i ujit ngadalëson funksionet e trupit dhe mund të çojë edhe prirje për t’u prekur nga ftohje dhe sëmundje të tjera, veçanërisht të imunitetit dhe të veshkave.

Derisa theksojnë rëndësinë e konsumimit të shpeshtë të ujit, ekspertët njëkohësisht pohojnë se personat të cilët pinë pak ujë ndihen të lodhur, nuk përqendrohen dhe përjetojnë çrregullime të kujtesës.

Nënvlerësimi i pirjes së ujit në jetën e përditshme sjell me vete shumë probleme. Asnjë nga lëngjet e tjera nuk mund ta zërë vendin e ujit. Specialistët pohojnë se çajet e ndryshme, kafeja, lëngjet e frutave, e të tjera nuk përballojnë nevojën e trupit për ujë prandaj këshillohet gjithnjë konsumimi i ujit.

Mobi Casa

Uji mundëson transportimin e oksigjenit dhe ushqimit në qeliza dhe mundëson hedhjen jashtë nga veshkat të mbetjeve. Gjithashtu mundëson njomjen e indeve të trupit në zona si goja, syri dhe hunda. Ai ndikon në parandalimin e kapsllëkut. Luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës, sistemin imunitar dhe në hedhjen e mbetjeve jashtë trupit.

Minimizon rrezikun e ftohjes, infeksioneve të rrugëve urinare, gurët në veshka dhe kancerin e prostatës. Krahas kësaj uji i pirë 15 ose 30 minuta para buke, përshpejton metabolizmin dhe pengon konsumin e tepërt të ushqimeve./Femina/