Fundamenti

‘Pini’ pemë dhe perime, për të pastruar organizmin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pemët dhe perimet me ngjyrë të gjelbër kanë efekt shërues për trupin tonë. Pothuajse të gjitha përmbajnë pak kalori, e me këtë rast përmbajnë një pasuri të tërë me vitamina dhe minerale. Këto lëngje mund t’i konsumoni për kafjall, drekë dhe darkë dhe shërbejnë si variant për zamër. Në vijim ju paraqesim gjashtë variantet e pijeve të gjelbra për pastrimin e organizmit.

MOLLË + AVOKADO + SALLATË TË GJELBËR + KIVI

Lëngu nga mollët, avokadot dhe kivi, befasisht përmbushet nga gjethet e sallatës së gjelbër. Shkaku i nivelit të ulët me kalori (sallata cilësohet në dhjetë ushqimet më të mira për dietë) posedon përbërës që e shërojnë metabolizmin dhe pastrojnë organizmin. Është përplot me hekur po ashtu.

TRANGUJ + MAJDANOZ

Pije e shkëlqyeshme për mbrëmje. Trangujt 90 për qind përbëhen prej ujit, kështu që falë tij, kjo pije është e hatashme për ta konsumuar gjatë verës. Nëse i shtoni disa gjethe majdanoz, do të fitoni një kombinim të freskisë dhe dobisë.

MOLLË + LIME + TRANGUJ

Limeja jo vetëm se ndikon në hedhjen e helmeve jashtë organizmit, por gjithashtu përmban efekte qetësuese për sistemin nervor, duke përmirësuar shëndetin në përgjithësi dhe duke ngritur disponimin.

Hidromorava

SPEC + LËNG LIMONI

Në shikim të parë ky është një kombinim aspak i zakonshëm. Ngop dhe është i lehtë. Përmbajtja e vitaminave të grupit B në specat e gjelbër ndihmon në luftën kundër stresit, qetëson, përmirëson kujtesën. Nëse në mënyrë konstante ndjeni lodhje kronike, kjo pije është ideale për ju.

BROKOLI + MOLLË + LIME

Përqindja e dobive të brokolit vështirë se mund të caktohet, përmban shumë proteina, e në kombinim me mollë dhe me limenë do të fitoni një pije shumë interesante, të cilin mund ta konsumoni në orët e mbrëmjes.

MOLLË + SELINO

Ky është varianti më i lehtë i pijeve të gjelbra. Selino është perime e hatashme freskuese. Konsiderohet se në mënyrë të hatashme liron helmet. Posedon pak kalori, posedon efekte qetësuese dhe është e dobishme gjatë ngarkesave në organizëm dhe gjatë të ngrohtit. Lëngu nga mollët dhe selino është i mirë për kafjall, por edhe për zamër.