Mobi Casa

Pini çaj të ftohtë dhe lodhja kalon menjëherë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kur dita e lodhshme është në fund të gjithëve na ndodh të jemi pa forca e të kemi nevojë për diçka për të vazhduar mbrëmjen me më shumë energji. E nëse të ndodh që edhe pas një nate të lodhshme të duhet të përballesh me një ditë akoma edhe më të vështirë? Pi një gotë çaj të ftohtë dhe gjithçka do të kalojë.

Sipas një studimi prej kësaj pijeeje përfitojmë shumë të mira që ndikojnë për të kaluar lodhjen. Ekseperimentet mbi 44 vullnetarë kanë treguar se kush pinte çaj ishte më i përqendruar gjatë kryerjes së disa ushtrimeve.

RCCOLA

Ky është një tjetër studim që i shtohet kësaj pihje, ose studimeve të tjera që na kanë treguar se çaji i ftohtë është shumë i mirë për të rënë në peshë, ka antioksidantë, është anti inflamator, mbrojtës kundrejt sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje tumoresh ( në veshka, lëkurë, gji, gojë e prostatë). Çaji i ftohtë i ruan të gjitha karakteristikat si çaji i ngrohtë.

Edhe çaji i konfeksionuar, ai që blejmë në markete është po kaq i mirë, njësoj si çajërat që bëjmë në shtëpi. E nuk ka rëndësi se çfarë çaji pini. E vetmja gjë që duhet të bëni kujdes kur përdorni çaj të blerë, është të shihni etiketat për të parë për sheqernat dhe ngjyruesit që përmban.a.h/noa