UBT

Pingpongu: Prokurori – Qeveri !

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shefik Sadiku – Si qytetar i Republikës së Kosovës, sinqerisht, ndjehem keq dhe shumë i zhgënjyer me “lojën” e pingpongut, Qeveri – Prokurori.

Asnjë qytetar mendërisht normal i këtij vendi nuk duhet të ndjehet mirë me këtë gjendje, kur bartësit e dy institucioneve kardinale të vendit e urrejnë njëri-tjetrin, pavarësisht se të dy deklarojnë se nuk kanë asgjë personale mes vete.

E vërteta është se kreu i Qeverisë dhe kreu i Prokurorisë kanë inate mes vete e jo institucionet që ata përfaqësojnë. Pa pretenduar ta bëj akuzën apo avokatin për njërin apo tjetrin, e gjykoj rëndë gjendjen “armiqësore” në të cilën i kanë sjellë institucionet vitale të shtetit bartësit e këtyre institucioneve.

Si qytetar i i përgjegjshëm shumë besoj se qytetarët e këtij vendi i gjykojnë tendencat dhe veprimet e bartësve të këtyre dy institucioneve për ta shndërruar autoritetin dhe ndikimin e dy institucioneve në “armiqësi” për interesa dhe ego personale. Bartësit e institucioneve vijnë dhe shkojnë, por derisa ata kanë përgjegjësi duhet ligjshmërisht t’u shërbejnë qytetarëve, kurse institucionet që ata përfaqësojnë janë të përhershme e të përjetshme dhe si të tilla duhet të mbeten të paprekshme për interesa të askujt, sepse për këtë është sakrifikuar shumë.

Mobi Casa

Secili bartës i çdo institucioni shtetëror obligohet nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, që ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet deri sa ka përgjegjësi për respektimin e tyre.

Ky vend gjithmonë ka gjakuar për ligjshmëri dhe shtet të së drejtës për qytetarët e vet.
Secili i shërben atdheut aq sa di dhe aq sa mundet, kurse përgjegjësit ashtu siç e kërkon Kushtetuta e vendit.

P.S. Kërkoj nga lexuesit eventual të statusit tim, të mos komentojnë me emocione dhe ngjyrime politike. Gjendja është më serioze se sa shfrimet partiake ditore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.