HW

“Pingpong” ushtrinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Qeveria e Kosovës ia ka rikthyer Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës Projektligjin për Ushtrinë. Zyrtarë të ekzekutivit të vendit thonë se duhet të bëhen disa ndryshime, përderisa nga opozita thonë se po luhet “pingpong” me ushtrinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Qeveria e Kosovës ia ka rikthyer Projektligjin për bërjen e Ushtrisë Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), ndonëse kjo e fundit më 8 maj të këtij viti ia pati përcjellë ekzekutivit draftligjin në fjalë.

Zyrtarë të Qeverisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se një veprim i tillë është bërë në mënyrë që Projektligji për Transformimin e FSK-së në FAK të precizohet dhe të saktësohet edhe më tej. Megjithëkëtë, nuk kanë treguar nëse ushtria do të bëhet me ndryshime kushtetuese ose me anë të ndryshimeve ligjore, duke thënë se që të dyja këto opsione janë të mundshme.

Mobi Casa

Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se ky veprim i Qeverisë është ndërmarrë me qëllimin e vetëm: për të blerë kohë sa i përket çështjet së ushtrisë. Kjo pasi siç thonë ata, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet që transformimi i FSK-së të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ku nevojiten edhe votat e Listës Serbe (LS), shkruan Gazeta “Zëri”.

E pasi që LS-ja ka përsëritur edhe ditëve të fundit se nuk do ta mbështesë bërjen e ushtrisë, përfaqësuesit e opozitës paralajmërojnë rrezikun për ndonjë kompromis në dëm të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.