ARKATANA

Pilotja e parë shqiptaro – amerikane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

Krenari për nënën,
Krenari për babën,
Që kanë lindur vajzën –
Faruza Kallabën !
Krenare janë fushat,
Malet nga këto ana –
Për djemtë edhe çupat,
Që ka rritë Rogana !

Krenare janë trungjet ,
Mbarë trojet shqiptare –
Që kanë rritë Faruzën ,
Këtë vajzë shpëtimtare !
Faruza Kallaba ,
Lulja jonë krenare –
Është pilotja e parë ,
Nga trojet shqiptare !

Faruza Kallaba ,
Shqipja fluturake –
Është pilotja e parë ,
Në forcat ushtarake !
Faruza Kallaba –
Shqiptaro – amerikane ;
Lum bëjnë nëna e baba ,
Shqipet e kësaj ane !

N’ aleancë të NATO-s ,
Është femra e parë –
Pilote ushtarake
Nga trungu shqiptarë !
Kur NATO-ja n’ Kosovë ,
Bëri intervenime –
78 ditë sulmoi ,
Serbinë me bombardime !

Faruza Kallaba ,
Syrin plot shkëlqim –
Me aeroplan t’ NATO-s ,
Ishte n’ fluturim !
Nëpër horizonte –
N’ mision fluturues ;
Ajo furnizonte ,
Aeroplanët bombardues !
Faruza krenare ,
Kreu mision t’ vështirë –
Populli i babës , trojet shqiptare ,
T’ jenë gjithmonë të lirë !
Faruza Kallaba
Me ëndje tregon –
Sa domethënës ishte
Ky operacion !

“Ishte i rëndësishëm
Misioni im –
Për çlirim të popullit
Dhe vendit t’ babait tim !…
Nga forcat e NATO-s ,
Bëhej intervenimi –
Isha shumë krenare ,
Si pjesë e këtij veprimi !…

Hidromorava

Emocionet e mia ,
Ishin shumë normale –
Sa profesionale ,
Aq edhe personale !…
Ndjenjat për të lirë
M’ dhanë shumë përkushtim –
Për rezultat t’ mirë ,
Për vendin e babait tim !…

Ndihem shumë krenare
Me karrierën time !
Me mua është krenare –
Mbarë familja ime !
Shpeshherë familjet ,
Bisedojnë për mua !
Ata duan që fëmijët –
T’ mësojnë më shumë për mua !…

Mendoj krizën mirë –
N’ kohën e kaluar !
Është shumë e vështirë –
Vet për të besuar !…
Me punë të papritur ,
Në luftë ditë e natë –
Unë e kam arritur ,
Gjithë këtë rezultat !…

Ishte punë e tmerrit ,
Ia vlente t’ djersitesh !
N’ piedestal t’ nderit –
Si femër të ngjitesh !…
Nëpër sitë e n’ shoshë –
I bëra ballë sprovës !
Me mendje të shëndoshë –
T’i ndihmoj Kosovës !”

Mbi bjeshkë legjendare ,
Kah fluturon shkaba –
Do t’ jetojë krenare ,
Faruza Kallaba !
Mbi globin e bukës ,
Gjithë ku ka shqiptarë –
Me vepra t’ Faruzës ,
Do t’ jetojnë krenarë !

Gjilan, më 02.06.2017. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.