Piktorja Blerta Hoti, shfaqet me ekspozitë personale në Francë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Blerta Hoti artistja ekspresive që përmes artit të saj modern dhe kreativ si piktore profesionale arriti të shfaqet jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej saj si në shtetet perëndimore në Francë, Zvicër, madje edhe në USA. Ajo ekspozoi në disa Galeri artin e saj kurse kjo është ekspozita e tretë e radhës që do të mbahet në Galerinë Pianos Croses në Gaillard Francë.

Falënderoj presidentin e Shoqatës së Miqësisë Franko- Shqiptare, zotëri Tahir Shabani ftesën dhe për organizimin në kuadër të promovimit të kulturës dhe forcimit të miqësisë mes Kosovës dhe Europës shprehet ajo.

Në ketë ekspozitë do të prezantohet me një cikël të pikturave:”Përjetimet shpirtërore” me gjithsej 15 piktura të dimensioneve të ndryshme, teknika vaj në pëlhurë.

Uji Dea

Ajo shprehet: “Përjetimet shpirtërore” janë ndjenja që më janë shfaqur nga përjetimet e vrazhda të popullit shqiptar, vuajtjet tmerri, emigrimet ilegale etj…Dhe gjithë këtë emocion shpirtëror do ta interpretoj me gjuhën e artit, natyrshëm duke i perceptuar një varg ngjarjesh të cilat me patjetër u bënë pjesë e jetës sime në raport me tërë ato që përjetuam si popull në cilat ngjarje doemos edhe ne si artist nuk mund të jemi imun, por doemos me gjuhën e artit duke i vargëzuar një mori problemesh, për aq shumë vite para dhe pas pushtimit, sfidat me të cilat u ballafaqua populli ynë qoftë nga emigrimet, sidomos atyre ilegale të viteve të pasluftës”.

Ajo thotë se edhe unë jam munduar të transponoj, përmes ngjyrës kolorit dhe linjave është shpreh vuajtja dhe shpresa që janë dy protagonistet në jetën e njeriut që shfaqen çdo herë si ngacmime psikologjike, ku e shtyn njeriun të vazhdoj më tutje apo ta stopojnë pa të ardhme. “Në tërë sfondet e pikturave dominojnë nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ndërlidhura njëra me tjetrën duke treguar gjithherë diçka në mënyrë metaforike jo reale, por abstrakte, gjithë përjetimet shpirtërore. Protagonist kryesor apo në plan të parë vërehet figura e njeriut si simbol në këtë kaos i paraqitur në forma të ndryshme si në lëvizje, i shtangur, i ngrysur gjithherë duket si vizionar drejt një të ardhmeje të panjohur. Përmes ngjyrës vijës, njollës, jam munduar të zbërthehej botën emocionale, krahas intonacionit të ngjyrave theksimit, e katërta përmblidhet me shtresa me të gjelbër dhe vjollcën si dhe aksentë me të kuqe dhe portokalli me të bardhen shfaqin gjatë pikturimit një dialog përmes figurave dhe akteve në piktura. Disa nga këto piktura shihet një jetë e re një kërkim i ri ku kjo shihet përmes ngjyrave të ngrohta që është paraqitur në disa nga pikturat e mija pavarësisht situatave të vështira, gjithmonë është ngjyra e ngrohtë që i jep shpresë njeriut në gjitha kompozicionet” thotë Blerta Hoti.

Ekspozita do të hapet me datën 18 maj dhe do të qëndroj e hapur deri me datën 27 Qershor./rajonipress/