UBT

Pikëpyetjet e temave që do të diskutohen mes Kurtit e Vuçiqit në takimin e 14 shtatorit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve dhe shtensionimi i situatës në veri pritet të jenë temat kyçe të diskutimit në takimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Qeveria thonë se agjenda e takimit të 14 shtatorit do të dihet ditëve në vijim.

Shtatori do t’i ulë sërish përballë njëri tjetrit liderët e dy shteteve që marrëdhëniet vazhdojnë t’i kenë të tensionuara.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator do të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut, por agjenda e tij nuk dihet ende.

Bile ajo nuk është dakorduar akoma, sipas Qeverisë së Kosovës.

“Agjenda e plotë e këtij takimi do të specifikohet dhe dakordohet ditëve në vijim. Për të do të njoftoheni me kohë”, kanë thënë nga Qeveria e Kosovës.

Reklama

Por se nga do të shkojnë bisedimet është pak a shumë e qartë Visar Ymerin që udhëheq institutin “Musine Kokalari”.

ARKATANA

Zbatimi i marrëveshjes finale pritet të jetë ndër diskutime, por ikja nga tema e shtensionimit, sipas tij, është e pamundur.

“Ka dy mundësi, ose ky takim do të përqendrohet te zbatimi i marrëveshjes, ose te përshkallëzimi, ose do ti prek të dyja. Mirëpo unë mendoj që kjo elementi i depërshkallzimit nuk është se do mund të shmanget nga takimi, duke qenë se ky është qëndrim i Bashkimit Evropian, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë shteteve perëndimore që e përkrahin dhe e mbështesin procesin e dialogut dhe Kosovën në të”, ka thënë Ymeri.

Pavarësisht se çfarë do të flitet aty, profesori Arben Fetoshi liston pikat prej të cilave do të varet suksesi i këtij takimi.

Varet nga lëvizjet në teren, në kuptimin e detyrave që i kërkohen Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushtet për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore dhe për të paraqitur draftin për asociacionin që Vuçiç e përdorë mjeshtërisht për t’iu shmangur detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, ka thënë Fetoshi.

Një ditë më parë, këshilltari i kryeministrit Jeton Zylfaj ka thënë se do të shkojnë në Bruksel për zbatim të marrëveshjes dhe sipas tij, gjithçka tjetër nuk do ti kontribuonte normalizimit të raporteve.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq kishte ndodhur më 9 maj, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për komunat veriore, që ishin bojkotuar nga qytetarët serbë./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.