UBT

“Pikë e pesë” për dialogun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pak ditë para se të nisë takimi i dytë në kuadër të fazës finale të dialogut kanë nisur përpjekjet e krerëve institucionalë për ta gjetur një opsion të pranueshëm për këtë etapë të negociatave me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë së premtes tre krerët shtetërorë: presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari Kadri Veseli, bashkë me zëvendëskryeministrat Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn e Dardan Gashin, janë takuar për këtë çështje.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se lideri i Nismës, Fatmir Limaj, do t’i bashkohet Thaçit në takimin e javës së ardhshme në Bruksel.

Hidromorava

Pavarësisht këtyre takimeve, AAK-ja (pjesë e koalicionit) tashmë ka iniciuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë. Zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë se vazhdimi i dialogut pa u hequr vizat me BE-në mbetet krejtësisht i pakuptimtë. Por, një rezolutë e tillë nuk ka gjetur ende përkrahje te partitë e tjera të koalicionit.

Në anën tjetër, përderisa PSD-ja tashmë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme rreth dialogut, LVV-ja dhe LDK-ja po vazhdojnë të mbesin kundër vazhdimit të dialogut kështu si ka nisur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.