Pikë e nxehtë shndërrimi i FSK-së në FAK
“Për të kaluar Ligji për FAK-un në Kuvend, duhen dy të tretat e votive të deputetëve serbë në Kuvend, dhe kjo nuk do të sigurohet pavarësisht se cila parti e ka Qeverinë. Iku ai, shans dhe ajo kohë”, thotë eksperti i sigurisë, Naim Maloku.
Duket se Lista Serbe do të jetë më e fuqishme sesa kanë imagjinuar partnerët e koalicionit PDK-LDK, për sa u përket pengesave që të transformonin FSK-në në Forca të Armatosura.
Qysh në fillim të bashkëqeverisjes, kjo Listë ka dëshmuar se do ta bëjë qeverisjen e PDK-së dhtë LDK-së të vështirë. Pa dyshim, se pika më e nxehtë pritet të jetë shndërrimi i FSK-së në ushtri.
Duke para qëndrimet e Listes Serbe, shumë analistë mendojnë se Kuvendi i Kosovës do ta ketë shumë të vështirë kalimin e këtij Ligji dhe do të duhet të presë që FSK-ja të bëhet ushtri./Kosova Sot/


