Pika kufitare në Stançiq nuk hapet nesër

Gjilan – Në informatën tonë nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), është përvjedhur një gabim, meqë pika kufitare në Stançiq nuk hapet nesër, sepse ende nuk është caktuar data e saktë e lëshimit të këtij vendkalimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në të vërtetë, majori Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, e ka përmendur pikën kufitare në Stançiq në kuptimin që këtij stacioni i janë marrë një numër i policëve për këtë vendkalim, por hapja e tij nuk bëhet nesër dhe as nuk është caktuar ende data./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS