GRANDEMALL

Pika kufitare në Kapi, prioritet për Kamenicën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot kryetarin e Kamenicës, Begzad Sinani të shoqëruar nga nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi. Gjatë këtij takimi u bisedua për shqetësimet që Policia serbe është duke shkaktuar tek popullata shqiptare me ndërhyrjet në territorin e Kosovës në fshatin kufitar Karaqevë të kësaj komune.

Delegacioni nga Kamenica kërkoi që Bashkimi Evropian të njoftohet këtë problem në funksion të qetësisë dhe sigurisë për qytetarët e asaj ane të vendit, raporton rajonipress.

Nga ana tjetër, Edita Tahiri tha se edhe me parë ka shprehur shqetësimin në Bruksel dhe premtoi se përsëri do ta njoftoj BE-në për çështjen e ndërhyrjeve të Policisë së Serbisë në territorin e Kosovës në fshatin Karaqevë.

Tahiri tha se do të kërkoj që Serbia mos të bëjë provokime dhe të shqetësoj popullatën dhe t’i ndërpres menjëherë ndërhyrjet në brezin kufitar ndërkohë theksoi se sa më shpejt duhet të behët demarkacioni i kufirit me Serbinë.

Gjithashtu u fol edhe për hapjen e një pike të re kufitare konkretisht në Sfircë- Kapi, që lidh komunën e Medvegjës me atë të Kamenicës, dhe u vlerësua se hapja e kësaj pike do të lehtësonte në masë të madhe lëvizjen e lirë për qytetarët që është vlerë bazë e BE-së.

Fundamenti

Kjo u cilësua si nevojë pasi që shumë qytetarë kanë pronat e tyre andej dhe këndej kufirit, dhe në veçanti shkurton rrugën Kamenicë – Banjë e Sijarinës për rreth 90 kilometra.

Po ashtu hapja e pikë kalimit kufitar do të ketë ndikim të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit rural dhe do të krijonte mundësi që komunat të bashkëpunojnë për të aplikuar në fondet IPA-as.

Kjo kërkesë u çmua edhe për faktin se nga të dy anët pas kontakteve që kanë pasur zyrtaret e Kamenicës me ata të Medvegjës është vërejtur gatishmëria dhe nevoja për zhvillimin e të dy komunave kufitare.

Znj.Tahiri çmoi lartë iniciativën për hapjen e pikë kalimit si një mundësi dhe kontribut për qytetaret e të dy pjesëve dhe se do të vej në dispozicion çdo mekanizëm si Qeveri për të kontribuar në të mirë të qytetarëve e veçanti aty ku mund të lehtësoj lirinë e lëvizjes.

Në fund Sinani dhe Matoshi falënderuan Tahirin për këtë angazhim dhe u dakorduan që ditët në vijmë të vazhdohet me bashkëpunimin për të adresuar dhe zgjidhur këto çështje sa me shpejt në të mirë të gjithë komunitetit në atë trevë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.