ARKATANA

Pika e dimrit, “deti”, shfaqet në një lagje të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në rrugën “Fadil Jakupi” në Gjilan ka disa ditë që është grumbulluar uji në mes të rrugës duke shkaktuar pengesa për veturat kurse banorët po thonë se është krijuar një deti në pikë të dimrit. Ata thonë se kanë kërkuar disa herë nga shërbimet publike që ta bëjnë një zgjidhje, por ky pushtet ishte vetëm për aktivistët e saj dhe jo edhe për qytetarët.

Banorët e kësaj rruge janë në hall nga uji i grumbulluar i cili nuk ka dalje dhe për pasojë veturat ngelin në mes të rrugës.

UBT

Xhelali një banor i kësaj zone thotë se kjo situatë ka disa ditë që është kështu.” Kemi bërë ankesë të drejtoria e shërbimeve publike, po kemi hasur ne vesh të shurdhër. Ata ishin vetëm për aktivistët e LVV kurse për qytetarët e tjerë ata nuk po brengoseshin fare” shprehet me habi ky qytetar.

Edhe, Muhameti një qytetar tjetër thotë se komuna duhet ta bëjë një zgjidhje, sepse uji vërtet po na dëmton, edhe bizneset.
“Komuna duhet ta bëjë një zgjidhje dhe jo të na injorojë kërkesën tonë e cila mund fare lehtë të zgjidhet. Ne jemi injoruar përherë nga shërbimet publike, të cilët as që kanë dalur në teren ndonjëherë për ta parë situatën” tha Muhameti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.