Uji Dea

Pijls: Qytetarët vendosin si do të duket Ranillugu pas dhjetë vitesh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Ranillugut në bashkëpunim me projektin e LOGOS-it, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), po punon në hartimin e planit zhvillimor të komunës i cili i përcakton direktivat e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, shfrytëzimin e tokës dhe mjedisit si dhe çështjet demografike dhe sociale të komunës së Ranillugut.

Plani zhvillimor i Komunës së Ranillugut, përfaqëson një dokument të rëndësishëm të komunës i cili vërteton direktivat e zhvillimit të saj në 10 – 15-të vitet e ardhshme.

Koordinatori i projektit LOGOS Norbert Pijls u ka thënë qytetarëve të Ranillugut se roli i tyre në hartimin e këtij dokumenti strategjik është i madh .“Pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka rëndësi të veçantë që plani zhvillimor i komunës së Ranillugut të jetë në përputhje me interesin e qytetarëve të sajë. Ju e keni parasysh se si është komuna Juaj sot, po ashtu ju me angazhimin tuaj mund të përcaktoni se si doni të duket Ranillugu pas 10 vjetësh dhe cilin kah të zhvillimit do t`i jepni atij” tha Norbert Pijls në debatin publik të mbajtur në restorantin “Royal King” në Ropotovë njofton radiopremiera.

KKVITI

Përfaqësuesit e partive politike, të organizatave dhe të shoqërive joqeveritare, profesorët dhe arsimtarët, biznesmenët, artistët, fermerët, sportistët, përfaqësuesit e shoqatave të grave si dhe qytetarë tjerë, kanë punuar në grupe gjatë tërë ditës sa ka zgjatur ky diskutim publik për të dhënë idetë e tyre për zhvillimin e komunës së Ranillugut. Këto ide është premtuar se do të inkorporohen në planin zhvillimor të komunës.

Edhe Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete në Ranillug tha për rajonipress se është i kënaqur që të gjitha propozime dhe idetë e fshatrave dhe të kategorive tjera shoqërore po merren parasysh dhe bashkërisht po punohet në hartimin e këtij plani i cili duket të jetë tepër ambicioz.

Canaj shpreson që në të gjitha këto debate dhe shqyrtime të planeve rregulluese të përfitojnë edhe fshatrat dhe komuniteti shqiptarë në komunën e re të Ranillugut./rajonipress/