RCCOLA

Pijet që shtojnë rrezikun për infarkt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pijet energjike dhe ato me gaz janë garante për shtimin e rrezikut të infarktit. Kjo pasi përmbajnë një sasi të madhe sheqeri dhe kafeine, elementë tejet të rrezikshëm për shëndetin.

“Në total 95 persona kanë shfaqur simptoma kardiovaskulare, 74 psikiatrike dhe 57 neurologjike dhe shumë prej tyre kanë konsumuar më shumë se një pije brenda ditës.

KKGJILAN

Brenda një viti janë shëmuar 8 viktima si pasojë e infarktit të lidhur me konsumin e pijeve energjike dhe me gaz të cilat u kanë shkaktuar aritmi dhe hipertension”, shprehen studiuesit amerikan të American Hearth Association, duke cituar një studim të shtrirë gjatë një viti.

Studiuesit këshillojnë reduktim të konsumit të tyre, pasi thuhet se pavarësisht moshës pijet energjike rrisin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, ndaj duhen konsumuar me masë. Po ashtu thuhet se edhe personat që nuk pinë kafeinë por konsumojnë pije energjike rrezikojnë nga shtimi i presionit të gjakut./