Pijet që përmirësojnë shëndetin e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Më poshtë ua sjellim disa nga pijet që mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës tuaj:

Uji
Uji është pija ideale me zero kalori dhe 100 për qind hidratim. Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi
Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji
Ekspertët thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon tre filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 për qind. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale, shkruan AgroWeb.

Kafeja
Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremra e ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS