Fundamenti

Pijet më të mira për humbje në peshë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kilogramët shtesë askush si ka në qejf, sidomos gjinia e bukur. Ato gjithmonë dëshirojnë të kërkojnë zgjedhje për trupin e tyre. E në vijim ne ju paraqesim diçka që ua lehtëson përpjekjet.

ÇAJI I ZI

Çaji i zi është më popullorët dhe e konsumojnë njerëzit në mbarë botën. Përmban polifenole, substanca bimore përgjegjëse për bllokimin e absorbimin e yndyrave. Studimet kanë treguar se një gotë çaj për çdo ditë përmirëson funksionet kardiovaskulare.

ÇAJ NGA MENTA

Kur të ndjeni aroma të ndryshme të caktuara, keni ndjenjën se po jua zgjojnë oreksin. Çaji nga menta është lloji i çajit që ndihmon në luftën kundër dëshirës për ushqim. Aroma e freskët dhe e shijshme e mentës ndihmon në tkurrjen e aromave dhe dëshirës për ushqim.

ÇAJI I KUQ

Ky lloj i çajit vjen nga Afrika e Jugut, e vjen nga gjethet e bimës “Rooibos” (shkurret e kuqe afrikane). Ky çaj përmban aspalatinë, substancë kjo që pakëson hormonet e stresit. Kjo substancë është e dobishme edhe për luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare, shtypjen e lartë dhe diabetin, tipi 2.

FIDANISHTJA

ÇAJI I BARDHË

Një nga llojet e çajit më të pasur dhe më pak i përpunuar është çaji i bardhë. Çaji i butë me aromë delikate më së shpeshti konsumohet për të hequr shtresat dhjamore. Ky çaj përmban “L-Teanin”, që ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe përmirëson përqendrimin.

ÇAJI NGA BORONICA

Çaji nga boronicat është me shije të ëmbël dhe përmban antioksidues, që ulin nivelin e lartë të sheqerit n gjak. Po ashtu, është i dobishëm për forcimin e sistemit imun, e sidomos është i dobishëm pasi që parandalon dehidrimin.

ÇAJ NGA LIMONI

Çaji nga limoni përmban “d-limonen”, substancë kjo që gjendet në lëvoren e agrumeve që përdoret si diuretik tash e një kohë shumë të gjatë. Përbërësi “dlimonen” ndihmon në luftën kundër fryrjeve dhe mbajtjes së ujit tepricë në trup.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.