HW

Pijet me të cilat duhet ta nisni ditën për një shëndet më të mirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hulumtime të shumta sugjerojnë, që faktorët gjenetikë kanë një ndikim të lartë në shëndetin dhe peshën e një personi, mirëpo edhe stili i jetesës ka një ndikim po ashtu të rëndësishëm.

Një shprehi tjetër e shëndetshme përfshin konsumimin e ushqimeve dhe pijeve, që ndihmojnë në krijimin e një shëndeti të mirë, parandalimin e shtimit në peshë dhe shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera metabolike.Në fakt, krahas këtyre shprehive konsumimi i disa pijeve të shëndetshme në mëngjes përpara vaktit, ka një ndikim tejet të rëndësishëm edhe për metabolizmin dhe humbjen e peshës.

Disa na këto pije të rekomanduara nga nutricistët janë:

Çaji i gjelbër- i pasur me shumë antioksidantë dhe përbërës të tjerë ushqimorë, çaji i gjelbër është një nga pijet më të mira për humbjen e peshës. Shumë studime kanë treguar se efekti i këtij çaji për shëndetin është një fakt shkencor.

Hidromorava

Çaji i gjelbër ka një ndikim edhe në reduktimin e rrezikut të çrregullimeve kronike, sëmundjeve kardiovaskulare, tipit 2 të diabetit dhe disa llojeve të kancerit.

Uji me limon dhe mjaltë – uji i ngrohtë me limon dhe mjaltë njihet për vetitë detoksikuese. Limoni dhe mjalti janë disa nga përbërësit më të shëndetshëm, të cilët janë të lidhur edhe me humbjen e peshës. Niveli i lartë i vitaminës C, që këto produkte përmbajnë kanë një rëndësi të madhe për shëndetin. Me anë të studimeve është vërtetuar se kjo përbërje e ndihmon tretjen dhe humbjen e peshës.

Uji me kastravec dhe mente – është një përbërje tjetër mjaft e shëndetshme, e cila ndihmon në reduktimin e yndyrës në regjionin e abdomenit. Kjo pije rekomandohet që të konsumohet në mëngjes përpara ushqimit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.