Pijet magjike verore kundër kilogramëve

Secili që ka provuar dietë e di se sa e lodhshme mund të jetë. Ne ju lehtë- sojmë punën dhe me këto pije verore me përbërës natyralë do të humbni në peshë.
LËNGU I KUMBULLËS
Kumbullat janë të hatashme sepse lirojnë nga helmet, që nxitin humbjen e kilogramëve, e përmbajnë vitamina A, kalium, magnez, hekur. Njëqind gramë kumbulla të pastruara i vendosni në kavanoz, hidhni dy litra ujë dhe pas një jave e procedoni nëpër garzë. E ruani në frigorifer dhe pini nga një gotë çdo mëngjes në lukth të thatë.
LËNGU NGA KANELLA DHE MJALTI
Konsiderohet se kanella rregullon nivelin e sheqerit në gjak, se përmirëson tretjen dhe përmirëson metabolizmin. Krahas kësaj, thonë se përdorimi i mjaltit në vend të sheqerit parandalon trashjen. Prandaj në një gotë ujë hidhni një lugë mjaltë dhe gjysmë lugë kanellë dhe i përzieni mirë. Pini një gotë çdo mëngjes në lukth të thatë.
LËNGU NGA LIMONI DHE XHENXHEFILI
Thonë se xhenxhefili është i mirë për fryrje dhe hedhjen e lëngjeve shtesë nga trupi. Limoni stimulon punën e veshkave, liron helmet dhe rregullon tretjen. Kështu në një gotë ujë shtrydhni gjysmë limoni dhe gjysmë xhenxhefili të bluar dhe i përzieni. Pini një gotë çdo mëngjes.
ÇAJI NGA LULERADHIQJA
Nëse dëshironi që të ushqeheni shëndetshëm dhe të hidhni materiet e dëmshme nga trupi, kavanozin e mbushni me lule të luleradhiqes, shtoni ujin e vluar dhe e vendosni në frigorifer për katër orë. E pini në vend të çajit, është diuretik i fortë.
LËNGU NGA ANANASI
Një ananas e pastroni dhe e bluani në blender. Sipas nevojës e tretni me pak ujë dhe e pini sipas dëshirës. Ananasi është i pasur me vitamina C dhe liron nga lëngjet shtesë, që është shkas për heqjen e kilogramëve.
(Kosova Sot)