RCCOLA

Pijeni lëngun e trangujve turshi, ndikon pozitivisht në shëndet

/ 1 minutë lexim

Trangujt turshi, nëse i pëlqeni, atëherë duhet të pëlqeni edhe lëngun e tyre, sepse ofron veti të panumërta për shëndetin.

MË PAK KENI NGËRÇE TË MUSKUJVE

Studimi i publikuar në revistën “Medicine & Science in Sports & Exercise” thotë se lëngu i trangujve në mënyrë të hatashme ndihmon në lehtësimin e ngërçeve të muskujve, shumë më mirë se sa uji i zakonshëm.

I HATASHËM PËR TRETJE

Marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një pije të fermentuar, është e qartë se është më shumë se i shëndetshëm në ruajtjen e florës së zorrës. Ky lëng kthen nivelin e elektroliteve në gjak, porsa ta konsumoni, ngërçet në stomak zhduken.

Uji Dea

KONTROLLON NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK

Kjo sidomos vlen për personat që vuajnë nga diabeti, tipi 2. Natyrisht, nuk mundet ta zëvendësojnë terapinë, por sipas ekspertëve ofron ndihmë të madhe.

FORCON IMUNITETIN

Ky lëng ka sasi të madhe me vitaminave C dhe E, dy antioksidues shumë të rëndësishëm për forcimin e sistemit imun.

(Kosova Sot)