UBT

Pija pastruese me mjaltë, uthull dhe çaj

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Çaji, uthulla dhe mjalti janë ndër gjërat më të rekomanduara ushqimore, kryesisht për shkak të dobive të tyre shëndetësore. Për këtë arsye, nëse e përgatisim një pije që kombinon këta tre përbërës, do ta bëjmë një pije me të vërtetë të mrekullueshme.

KARAKTERISTIKAT E MJALTIT

Mjalti rekomandohet për kujdes dhe trajtim të lëkurës. Përdoret në shërimin e plagëve dhe djegieve, për shembull, falë karakteristikave të tij antiseptike dhe antimikrobiale. Është gjithashtu shumë tërheqës dhe zbutës, e për këto arsye përdoret shpesh në maska për fytyrë. Mjalti përmban shumë karakteristika mjekë- sore, në mesin e të cilave, shquhen këto në vijim: – Lufton kapsllëkun; – Ndihmon në kontrollimin e problemeve me pagjumësinë e gripin; – Ndihmon në trajtimin e rastit të dështimit të mëlçisë; – Kontrollon migrenën.

KARAKTERISTIKAT E UTHULLËS

Uthulla rekomandohet shumë për shkak të sasisë së madhe të karakteristikave shëruese që mund të ndihmojnë në kontrollimin e shumë problemeve. Në mesin e atyre karakteristikave dallohen këto në vijim: – Zbut simptomat e sinusitit; – Redukton dhimbjen e fytit; – Redukton paraqitjen e akneve; – Lufton alergjitë; – Forcon sistemin e imunitetit; – Redukton problemet me artritin; – Ndihmon në parandalimin e lodhjes së muskujve.

KARAKTERISTIKAT E ÇAJIT

Ekzistojnë shumë lloje të çajit, dhe secili prej tyre posedon karakteristika të veçanta, si për shembull:

– Çaji i gjelbër njihet për karakteristikat e tij që ndihmojnë në humbje të peshës;

– Çaji zi ndihmon në reduktimin e rrezikut të vuajtjes nga problemet kardiovaskulare; – Çaji i bardhë përmban karakteristika të forta kundër kancerit.

PIJA ÇUDIBËRËSE ME MJALTË, UTHULL DHE ÇAJ

Përzierja e këtyre tre përbërësve në një pije mund të bëjë çudi, pasi i sjell dobitë në një mënyrë të shpejtë e të thjeshtë. Këto janë dobitë e mrekullueshme që sjell kjo pije:

– Detoksikimi;

Uji Dea

– Karakteristikat antibiotike;

– Parandalon sëmundjet e fshikëzës dhe veshkave;

– Parandalon osteoporozën dhe sëmundjet e tjera të eshtrave;

– E ul shtypjen e gjakut;

– Ndal dhimbjen e muskujve dhe i jep fund mungesës së energjisë;

– Kontrollon nivelet e kolesterolit;

– Ndihmon në humbje të peshës;

– Është e mirë kundër plakjes së lëkurës;

– Ofron shumë përbërës të mirë për rikthim të flokëve dhe përmirësim të dukjes së lëkurës;

– I forcon thonjtë dhe i bën më të shëndetshëm.

(Kosova Sot)