Pija energjetike, me përbërës me të vërtetë të dobishëm

Pija, për të cilën e kemi fjalën, është në gjendje që t’ua kthejë energjinë, meqë në vete përmban disa pemë dhe perime shumë të shëndetshme.
Përbërësit:
2 mollë delishese “të arta”
3 cm rrënjë të brokolit
Një grusht spinaq
Një e katërta e kastravecit të freskët
Një e katërta e limonit të pa spërkatur me kimikate
1 cm rrënjë të freskët të xhenxhefilit
Disa katrorë akulli.
Përgatitja:
1. Pasi që t’i lani të gjithë përbërësit, në aparatin për përgatitjen e lëngjeve së pari e veni mollën e qëruar, më pas spinaqin, limonin, xhenxhefilin, brokolin, kastravecin, selinon, e në fund, mollën tjetër.
2. Shtrydhni të gjithë këta përbërës, e lëngun që e fitoni, qiteni në një gotë me akull.
Këtë pije më së miri është që ta përdorni kur të ndiheni të lodhur, kur ju mungon energjia dhe kur doni që të “zgjoheni”.
Mendohet se përbërësi më i rëndësishëm i kësaj pije është brokoli.
(Kosova Sot)