RCCOLA

Pija e krijuar për shkrirje të dhjamit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

A dëshironi që nga trupi të hiqni helmet dhe yndyrat në mënyrë të shijshme dhe të lehtë e të shëndetshme, bëjeni këtë me lëngun që ndihmon te humbja në peshë dhe pastron trupin.

PËRBËRËSIT: – 1 litër ujë, – 1/2 e grejpfrutit, – 1 mandarinë, – 1 trangull, – 4 deri 6 gjethe të mentës, – akull. Grejpfruti – është i pasur me vitaminë C. Përmban edhe vitamina A, E, K, vitamina B dhe flavonoide, kalcium, acid folik, fosfor dhe kalium.

Mandarina – stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe përshpejton shkrimin e kalorive. Trangulli – shton ndjenjën e ngopjes, pakëson fryrjet dhe pastron trupin nga helmet. Menta – përshpejton dhe kontrollon tretjen dhe qetëson lukthin.

Fundamenti

Përgatitja: 1. Trangullin e preni, grejpfrutin dhe mandarinën e qëroni në rriska. 2. Në enë të madhe prej xhamit hidhni të gjithë përbërësit. 3. I mbuloni me ujë dhe i hidhni në frigorifer. 4. Ujin e lini të qëndrojë brenda natës. 5. Mëngjesin tjetër e përzieni dhe e pini gjatë ditës.

(Kosova Sot)