Eko Higjiena

Picula: Serbia i eksporton problemet e brendshme te fqinjët

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Eurodeputeti kroat në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, në një intervistë për “N1” ka theksuar se Serbia i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi në formën e konflikteve.

“BE-ja nuk mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e presidentit Vuçiq dhe regjimit të tij për gjithçka që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë”, ka deklaruar Picula për ‘N1’, transmeton rtk.

UBT

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator.

“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, ka deklaruar Picula.