Picula: Kosova të dalë sa më shpejt nga bllokada institucionale

/ 2 minuta lexim

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Bosnje e Hecergovinën kroati Tonino Picula, ka thënë se Kosova duhet t’i japë sa më shpejtë fund bllokadës politike, pasi kjo do të ndikojë në ecjen tutje të vendit.

Ai duke folur në një intervistë për “Dnevnik” të Bosnjës ka thënë se me situatën në Kosovë është i pakënaqur edhe faktori ndërkombëtarë.

Sipas tij, kjo është thënë edhe në raportin e fundit të Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle, i cili ka theksuar se institucionet në Kosovë janë të paralizuara.

Eco Higjiena

Ndërsa duke folur për Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ai e ka krahasuar atë me marrëveshjen e vitit 1995 për Sllavoninë Lindore në Kroaci, raporton “lajmi.net.

“Ajo marrëveshje në atë kohë ishte shumë sfiduese, por kontribuoi për të mirë për të gjithë qytetarët e Kroacisë, madje edhe në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Zagrebit. Unë do të doja që një ditë të jemi dëshmitar që edhe Marrëveshja e Brukselit ta ketë të njëjtin efekt”, ka thënë Picula./lajmi.net/