ARKATANA

Pianisti 9 vjeçar Kushtrim Bajrami në Sarajevë zë pozitën e dytë nga 500 garues pjesëmarrës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga katër kontinentet Azia, Amerika, Evropa e Australia, gjilanasi nëntë vjeçar Kushtrim Bajrami, në garën Internacionale për piano është renditur në pozitë të dytë nga 500 pianistët që kishin marrë pjesë nga 36 shtete nga mbarë bota, siç janë: Spanja, SHBA, Kanada, Australia, Anglia, Kina e shumë shtete tjera me tradita të mëdha në ekzekutimin e pianos.

Nëntë vjeqari Kushtrim Bajrami apo siç e thërrasin të gjithë Timi, ka fasionuar me ekzekutimin e tij me piano.

Timi i cili është në klasën e tretë në shkollën ‘Musa Zajmi’ në Gjilan, tani e dy vite është edhe nxënës i rregullt në klasën e dytë të muzikës për piano, ku shehtësit e këtij instrumenti me mjaft sukses po ja mëson mësuesja Hajrie Bislimi.

Në kryeqytetin e Bosnja Hercegovinës në Sarajevë, shtet i cili ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, Timi në garën Internacionale “Internacional Piano Competiton Sergei Rachmaninoff” ka lënë mbresa të mëdha si tek publiku poashtu edhe tek juria profesionale e cila ishte e përbërë nga muzicient të mëdhenj nga katër kontinentet pjesëmarrëse.

Eco Higjiena

“Jam shumë i lumtur që isha pjesëmarrës në këtë kompeticion me përmasa botërore, ishte një garë jashtëzakonisht e fort me shumë pianista me tradita të mëdha shtetërore e familjare, këtë sukses i’a dedikoj prindërve të mi dhe mësueses sime të dashur Hajrie Bislimi e cila për mua është mësuesja më e mirë në botë”, ka theksuar talenti i madh i muzikës, Kushtrim Bajrami.

Timi gjithashtu ka theksuar se ky kompeticion në Sarajevë për të është një shkollë e madhe e pianios.
“Kam pasur rastin nga afër të mësoj gjithçka dhe të marrë një përvojë të madhe, jam shumë i lumtur që shtetin e Kosovës e kam prezantuar në mënyrë të dinjitetshme në këtë arenë ndërkombëtare të pianos”.

Kushtrimi njiherit është shumë aktivë edhe në sport, atij i pëlqen me të madhe sporti i karatesë ku gjerë më tani ai në KK Drita ka fituar shiritin e verdhë.

Atë çka nuk munden ta bëjnë strukturat shtetërore tani e 20 vite, sportistët e talentët e mëdhenj siç është Kushtrim Bajrami po i thyejnë barrierat politike duke e afirmuar shtetin e Kosovës në katër kontinentet të cilat ishin pjesëmarrëse në këtë kompeticion të pianos në Sarajevë të Bosnja Hercegovinës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.