United Hospital

Philip Kosnett ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit të enjtën ka bërë përurimin e zyrës operative të Policisë së Kosovës në stacionin policor të Gjilanit. Përveç kësaj poashtu është bërë edhe instalimi i kamerave të sigurisë në qytetin e Gjilanit, të cilat do të monitorohen nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast, ambasadori Amerikan z. Philip Kosnett së bashku me ICITAP-in dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, e kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

FIDANISHTJA

Komandanti i Stacionit Policor të Gjilanit Major Alban Ramushi e ka mirëpritur vizitën e ambasadorit Kosnett duke i shprehur kështu mirëseardhje dhe duke falënderuar edhe Ambasadën Amerikane, ICITAP-in si dhe Komunën e Gjilanit të cilët kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të punës në stacionin policor të Gjilanit.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët e tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë, janë të përkushtuar që të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë qytetarët e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.