Eko Higjiena

Pezullohet mësimi në Kosovë për shkak të acarit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që nesër, (e mërkurë), 28 shkurt 2018 të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë”, thuhet në një njoftim nga MASHT.

“Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme”, thekson njoftimi.

“Kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit”, ka bërë të ditur MASHT.

HW

Sipas meteorologëve, e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperatura minimale pritet të jetë deri në -23 gradë celcius.

Nga Balltiku në Mesdhe, Evropa është paralizuar nga reshje të dendura të dëborës dhe temperatuara disa gradë nën zero, si pasojë e një vale të ftohti të ardhur nga Siberia, që ka shkaktuar më shumë se njëzet të vdekur në katër ditë.

Kjo valë e të ftohti është cilësuar nga mediat britanike si “Bisha e Lindjes”, “Ariu i Siberisë” në Holandë, ‘’topi i dëborës’’ në Suedi apo ‘Moskë-Paris’ në Francë, është një kërcënim për shëndetin e më të brishtëve, të pastrehëve, apo në veçanti personave të moshuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.