FIDANISHTJA

Pezullohet gjyqtari: Ka refuzuar pa të drejtë ankesën e azilkërkuesit kosovar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ai e kishte vlerësuar si “të pagjasa” ankesën e një kosovari të ri dhe kishte kërkuar paradhënie për të vazhduar procedurën. Ndërsa avokati i të riut e kishte akuzuar pastaj gjyqtarin se atij “i mungonte distanca dhe neutraliteti i nevojshëm.

Vendimet në rastet e ankesave për çështje të azilit në Zvicër i marrin 28 gjyqtarë. Ata, sipas rregullit, duhet të jenë të paanshëm dhe të mundësojnë gjykim korrekt. Por gjyqtarët në Zvicër janë të rekrutuar nga partitë dhe, siç tregon një hulumtim i gazetës Tages Anzeiger, një numër i tyre e zbaton politikën e partisë që i takon, edhe në punën profesionale të gjyqtarit.

Ilustrimi më i mirë lidhur me këtë dukuri është gjyqtari Fulvio Haefeli, (që vjen nga SVP) rasti i të cilit me një azilkërkues kosovar merret si më eklatanti, transmeton albinfo.ch. Qasja ndaj ankesës së kosovarit ka bërë që Haefeli të pezullohet, gjegjësisht t`i merret rasti. Ai e kishte vlerësuar si “të pagjasa” ankesën e një kosovari të ri dhe kishte kërkuar paradhënie për të vazhduar procedurën. Ndërsa avokati i të riut e kishte akuzuar pastaj gjyqtarin se atij “i mungonte distanca dhe neutraliteti i nevojshëm. Ai i kishte degraduar azilkërkuesit në objekte pa emra dhe pa fytyra, mendimet dhe interesat e të cilëve janë pa rëndësi”. Nisur nga kjo, edhe kolegët e gjyqtarit Haefeli reaguan dhe e suspenduan gjyqtarin e SVP-së nga ky rast gjykimi.

Peter Niederöst, avokat i kosovarit thotë se Haefeli është i njohur si gjyqtar që ia kanë frikën të gjithë. Ai e sheh veten si maja e shtizës së partisë së tij, i cili synon të refuzojë sa më shumë raste që të jetë e mundur. Ai vepron sipas kritereve politike dhe jo sipas atyre juridike, përcjell albinfo.ch. Prandaj ai nuk duhet të jetë në pozitën ku është”.

Uji Dea

Sipas gazetës, dallimi në rezultatet e gjykimeve në mes të gjyqtarëve që vijnë nga parti të ndryshme është enorm. Kështu, përderisa Haefeli i SVP-së shqipton rreth 10 për qind vendime pozitive, kolegia e tij nga Partia e Gjelbër, Contessina Theis merr vendime pozitive në 37 për qind të rasteve.

Sipas partive, gjyqtarët më të ashpër dalin ata të BDP, me 11% vendime pozitive, të SVP-së me 13.1% dhe të FDP-së 15.4%

http://www.albinfo.ch/pezullohet-gjyqtari-ka-refuzuar-pa-te-drejte-ankesen-e-azilkerkuesit-kosovar/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.