UBT

Pezullohen disa nga aktivitetet fetare në Luginë të Preshevës për shkak të Koronavirusit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu H. Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësë Islame të Serbise, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme me rastin e pandemisë botërore të Korona Virusit në Serbi, krahas shteteve fqinje si Kosova, Maqedonia e Veriut, pezullon përkohësisht faljen e organizuar me xhemat të namazeve ditore dhe namazit të xhumasë , ku besimtaret në mënyrë individuale do te falen nëpër shtëpitë e tyre. Ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë të namazit ditorë ne Xhami.

Vendimet:

Është obligim fetar t’iu përmbahemi me përpikëri të gjitha vendimeve, masave dhe rekomandimeve të dala nga Institucionet kompetente të Republikës së Serbisë në parandalimin e përhapjes së Virusit COVID 19.
Pezullohet procesi i mësim-besimit në të gjitha Xhamitë e Luginës së Preshevës dhe mektebet.
Anulohet përkohësisht organizimi i ligjëratave, tribunave, seminareve dhe takimeve të ndryshme me xhemat.
Të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve fetare (xhamitë, mesxhidet, mektebet, abdes’hanet dhe gusulhanet).
Duke u mbështetur në rrethanat e krijuara në Serbi me përhapjen e rasteve të infektuara me virusin Covid 19, Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë pezullon përkohësisht faljen e organizuar me xhemat të namazeve ditore dhe namazit të xhumasë. Ndërsa besimtarët porositen që ditën e premte ta falin namazin e drekës, si zëvendësim të namazit të xhumasë në shtëpitë e tyre. Ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë të namazit ditor.
Rekomandimet:

Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve–të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet nga rrethi sa më i ngushtë familjarë.
Të shtyhen ceremonitë fetare e familjare të parapara si Synetitë, Mevludet, Qelimet, Fejesat, Dasmat, etj.
Të vazhdohet me inkurajimin e besimtarëve që të shtojnë kujdesin ndaj pastërtisë duke respektuar parimet fetare dhe rekomandimet e Institucioneve shteterore dhe Shëndetësisë.
Në fund, BIPBM në bazë të rrethanave të reja eventuale në të ardhmen do ta mbajë opinionin të informuar vazhdimisht.

KKVITI

Lusim Zotin që sa më shpejt dhe lehtë të kalojë kjo gjendje në të cilën gjendemi tani!

K R Y E T A R I,

Myftiu H.Nexhmedin ef. Saqipi

Bujanoc, 16.03.2020