FIDANISHTJA

Pezullimi i dialogut strategjik, KASH: Bashkëpunimi strategjik SHBA-Kosovë është jetik për sigurimin e paqes dhe stabilitetit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën, ndërsa i bën thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si fituesi i parë i zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe akterëve të tjerë politikë në Kosovë, të gjejnë terren të përbashkët për interesat kryesore të shtetit dhe të kombit, dhe të rifillojnë dialogun me SHBA-në për të forcuar marrëdhëniet në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.

KASH thekson se ky veprim rrezikon të minojë një nga partnerët më besnikë të Amerikës, ndërsa shpërblen Serbinë, një shtet që po rreshtohet hapur me Kinën, Rusinë dhe Iranin.

“Kosova është ndër kombet më pro-amerikane në botë, me një angazhim të padiskutueshëm për paqen, demokracinë dhe vlerat euroatlantike. Pezullimi i dialogut me Prishtinën, ndërkohë që hap një dialog me Beogradin, dërgon një mesazh shqetësues dhe rrezikon destabilizimin e rajonit duke inkurajuar ndërhyrjen e Serbisë përmes Listës Serbe.

Kosova ka nevojë për mbështetje në forcimin e institucioneve të saj, jo për presion që mund t’i paralizojë ato. Bashkëpunimi strategjik SHBA-Kosovë është jetik për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë”, thuhet në reagim.

FIDANISHTJA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tutje thekson se Kosova duhet të bëjë përpjekje për të dalë nga BE-ja dhe tani nga sanksionet e SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndryshuar sjelljen e saj politike dhe duke vlerësuar siç duhet rolin jetësor të mbështetjes perëndimore për zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve të saj demokratike, sigurinë e saj dhe prosperitetin e popullit.

“Ndërhyrjet e Beogradit në Kosovë përmes subjekteve politike serbe duhet të sfidohen në koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në, dhe brenda normave kushtetuese”, thuhet në reagim.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si fituesi i parë i zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe akterëve të tjerë politikë në Kosovë, të gjejnë terren të përbashkët për interesat kryesore të shtetit dhe të kombit, dhe të rifillojnë dialogun me SHBA-në për të forcuar marrëdhëniet në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.

“Po kështu, subjektet politike në Kosovë duhet të përafrojnë qëndrimet e tyre në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do të çonte në njohje të ndërsjellë midis dy shteteve”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.