ARKATANA

Petroviq premton një rrugë në Viti dhe takon klerikët serb

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë vizitës së tij në komunën e Vitisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq u dakordua me kryetarin e komunës Nexhmedin Arifi për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës “Flaka Janarit” në Viti.

Petroviq ka çmuar bashkëpunimin e mirë të institucioneve komunale dhe mbështetjen që ato po i japin komunitetit serb në këtë komunë.

I shoqëruar nga kryetarët e komunave Viti dhe Kllokot, Petroviq ka vizituar varrezat ortodokse serbe në Viti ku po realizohet projekti për pastrimin dhe rregullimin e tyre, projekt ky i Qeverisë së Kosovës.“Jam i njoftuar me punën dhe zhvillimet në komunën e Vitisë. Po ashtu e di edhe për vështirësitë dhe sfidat që përballeni, por përkundër atyre ju keni punuar dhe keni shtyrë proceset përpara. Ne mbështesim idetë dhe projektet tuaja dhe me kryetarin Arifi u dakorduam që bashkërisht të investojmë në projektin për asfaltimin e rrugës “Flaka e Janarit” në Viti, e cila ka një rëndësi të veçantë për faktin se është e qarkullueshme jo vetëm për qytetarët, por pikërisht për nxënësit”, u shpreh Petroviq.

Mobi Casa

Kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi ka theksuar nevojën e këtij projekti dhe ka shtuar se do të bashkëpunoj ngushtë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal për projekte të reja.

Ata më pas kanë vizituar varrezat ortodokse serbe në Viti, ku janë njoftuar më për së afërmi me punën që po bëhet në kuadër të projektit të Qeverisë së Kosovës për rregullimin dhe pastrimin e varrezave.

Kleriku i kishës serbe në Viti Zvonko Kostiq, ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep kishës ortodokse dhe në përgjithësi qytetarëve të komunitetit serb që jeton në këtë komunë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: