FITORJA

Petroci përuron rrugët- kampion në participime

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të shtunën në fshatin Petroc në mënyrë solemne u bë inaugurimi i rrugëve lokale të asfaltuara .

Të pranishëm në këtë solemnitet ishin edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë , familjarë të dëshmorëve, mysafirë të ftuar tjerë si dhe bashkëvendësit e fshatit Petroc.

Shaip Surdulli ka thënë se sot kam gëzim të veçantë që jemi bashkë këtu me përfaqësuesit e komunës së Kamenicës, qëllimi i së cilës është përurimi i projektit të asfaltimit të rrugëve lokale të fshatit si dhe vendosjen e gypit të ujësjellësit përgjatë rrugës kryesore në fshat. “Kjo ditë e sotme është një festë e dyfishtë, ngase përveç përurimit të rrugëve dhe projekteve tjera që po bëhen, po shënohet edhe 100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë” ka thënë ai.

Surdulli ka thënë tutje se duke marrë parasysh gatishmërinë e banorëve të punëve dhe aksioneve të tyre për participimin në rregullimin e infrastrukturës, ne nuk kemi hezituar dhe nuk do të hezitojmë që t’ju përkrahim në aksionet dhe punimet në zhvillimin e jetesës në fshatin tuaj .

Surdulli tha se duke u bazuar në planin zhvillimor komunal, i cili është në përfundim e sipër, janë duke u zhvilluar debate publike me qytetarë i cili plan do të aprovohet, me siguri në fund të këtij viti, ku me këtë projekt do t`i hapim rrugë investitorëve të brendshëm, por edhe të jashtëm që ta përkrahin komunën e Kamenicës edhe më shumë për zhvillimin e saj , jo vetëm në infrastrukturë , por edhe në lëmi të tjera si në bujqësi, ekonomi, xehetari dhe të tjera.

GRANDEMALL

Lazim Maliqi , Kryetar i Këshillit lokal të fshatit Petrit, foli për historikun e fshatit Petroc, duke shtuar se në periudhën e pas luftës Petroci dhe petritasit , fillojnë një betejë me ndërtimin dhe rindërtimin e fshatit ku në këtë betejë dolëm fitimtar, prandaj jam krenarë që mund të numëroj sukseset dhe të arriturat e fshatit, falë bashkatdhetarëve dhe komunës së Kamenicës.

“Pas luftës kemi asfaltuar rrugët dhe kemi sjellë në fshat telefonin fikse ,për kundër pengesave të mëdha, në periudhën e pasluftës fillon një periudhë e sukseseve të pakontestueshme në fshat, falë ndihmës së komunës së Kamenicës dhe komunitetit kemi ndërtuar xhaminë e fshatit, po ashtu kemi rregulluar rrjedhjen e ujërave të zeza me ndihmën e komunës si dhe me participim të qytetarëve, kemi rregulluar rrjetin elektrik me tri trafa, dy janë donacion i përbashkët komunë – komunitet , po ashtu është bërë ndriçimi i gjithë fshatit me ndihmën e komunës dhe qytetarëve” , tha Maliqi .

Ai më tej shtoj se falë kontributit të komunës me Kryetarin Shaip Surdulli, bashkatdhetarëve pa harruar kontributin e banorëve të cilët jetojnë këtu ,e sidomos kontribut të madh kanë dhënë veprimtarët: Xhavit Ajeti dhe këshilltari komunal Ismajl Sopi për asfaltimin dhe shtrirjen e ujësjellësit në fshat.

Hamide Latifi, banore e fshatit, tha se jemi shumë të kënaqur për asfaltimin e rrugëve lokale të fshatit kurse për Bajram Ajetin, asfaltimi i rrugëve ishte diçka shumë e rëndësishme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.