Fundamenti

Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.

Petritsch tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.

Më i rëndësishmi, sipas tij, është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë.

Fundamenti

Më tej, Petritsch e cilëson të rëndësishëm faktin se në Ohër, sipas tij, BE-ja vendosi të krijojë një instrument të obligimit të palëve për të zbatuar Marrëveshjen, përmes hapjes së kapitujve për anëtarësim.

“Ne duhet të shohim se si do të zbatohet kjo që është vendosur [në Ohër]. Mendoj se zbatimi është çështja kryesore. Ne e dimë nga e kaluara, ndonjëherë ato që njëra palë është përpjekur t’i zbatojë, ana tjetër nuk e ka bërë, dhe anasjelltas. Kështu që, unë mendoj se tani ajo që është e rëndësishme është që negociatorët e Bashkimit Evropian të mbajnë këtë momentum të progresit të arritur, progresit thelbësor, por gjithsesi se kjo duhet të pasohet me takime të mëtejshme”.

“Sigurisht në fund do ta nënshkruajnë, natyrisht. Por deri më tani, mendoj se për sa kohë që procesi është ende në vazhdim, dhe jo të gjitha 11 pikat, apo çfarëdo që janë diskutuar dhe përmbushur, mendoj se është vërtet më e rëndësishme të kemi dëshmitarë përreth dhe Bashkimi Evropian, si dhe prania e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara [Gabriel Escobar] dëshmon faktin se kjo është diçka që për momentin zëvendëson formalitetin e një nënshkrimi”, tha Petritsch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.