ARKATANA

Petritsch: Shqiptarët ndjehen të margjinalizuar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Wiener Zeitung”: Maqedonia do të dëshironte më me kënaqësi t’i bashkohet sot Unionit Evropian se sa nesër. Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Kumanovë, disa shtrojnë pyetjen, a është vendi ende larg anëtarësimit?

Wolfgang Petritsch: Unë do doja ta shtroja pyetjen, nëse qeveria aktuale nën Gruevskin me të vërtetë dëshiron kaq shumë për t’u anëtarësuar. Anëtarësimi në të vërtetë është shumë i lidhur me reforma dhe me hapa të demokratizimit. Dhe unë nuk besoj se është vullneti i brendshëm i Gruevskit, qoftë edhe në mënyrë retorike të argumentimit pro-UE-së. Pika e dytë është se Unioni Evropian ka një përgjegjësi të vërtetë këtu, të cilin ata nuk e kuptojnë. Me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001, UE-ja ka bërë një sukses të vërtetë, ku e ka kthyer vendin nga pragu i një lufte civile. Dhe pastaj u la anash procesi i integrimit, i penguar nga mosmarrëveshja e pazgjidhur për emrin me Greqinë.

“Wiener Zeitung”: Si do t’i përshkruani sot marrëdhëniet e grupeve etnike, është bërë diçka këtu në pesëmbëdhjetë vitet e fundit?

Wolfgang Petritsch: Kjo të paktën nuk është duke u përkeqësuar, por ka një paqe të ftohtë. Por të paktën, modeli politik është gjithëpërfshirës, që është, që shqiptarët janë të përfaqësuar edhe në qeveri.

Por, edhe tani ky interpretim i njëanshëm historik bazuar vetëm në sllavo-maqedonasit, bën që shqiptarët me 30 për qind të ndihen gjithnjë të margjinalizuar. Çështja themelore e një shteti të përbashkët, i cili ka qenë gjithmonë i dobët, do të dëmtohet në këtë mënyrë.

UBT

“Wiener Zeitung”: Si do t’i klasifikoni ngjarjet e fundjavës së kaluar? A është ky një konflikt me një grupim të mafias, janë terroristë ose prapa tyre është një dimension shumë më i madh politik?

Wolfgang Petritsch: Këtu unë do të jetë shumë i kujdesshëm për të nxjerr përfundime të parakohshme. Në komunitetin shqiptar ka sigurisht edhe ekstremistë, të cilët në këtë incident mund të jenë përfshirë shqiptarë nga Kosova ose nga Shqipëria. Definitivisht, këtu unë nuk do doja tani të përmend asnjë vend. Por, kjo është vetëm një mundësi dhe ka një gamë të tërë të mundësive. Në rrjedhën e skandaleve të vazhdueshme të përgjimit dhe problemeve të mëdha ekonomike në të cilat vendi është duke rrëshqitur, nuk është për t’u përjashtuar që ka pasur ndonjë sekret të fshehtë për provokim.

Shumë më e rëndësishme tani është që shumë shpejt nga Brukseli duhet të veprohet. Nëse nuk ka ndërhyrje të fuqishme dhe të shpejtë të UE-së këtu, mund të kthehet në një konflikt të vërtetë etnik.

“Wiener Zeitung”: Maqedonia është mbyllur tashmë qe një vit në një krizë të thellë politike. Opozita, e cila akuzon Gruevskin për mashtrim zgjedhor, bojkoton parlamentin. Shikoni Ju këtu ndonjë zgjidhje?

Wolfgang Petritsch: Një politikë evropiane e të tërhequrit nga përzierja politike nuk funksionon dhe këtë e shohim ne qe disa vjet. Ka një konsensus në mesin e të gjithë vëzhguesve që Maqedonia e vogël në këtë moment është problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe ajo është duke shkuar keq e më keq. (Wiener Zeitung)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.