RCCOLA

Petritsch: Nuk do të ketë “Republika Sërpska” në veri

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e ka vlerësuar diplomati austriak Wolfgang Petritsch, sipas të cilit “marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Dacic është vetëm hap i parë i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nevojitet edhe shume kohë për të zbatuar në terren”
“Marrëveshjet mes palëve, sidomos atyre që kanë pasur një hasmëri me vite të tëra, janë të mirëseardhura dhe shpresëdhënëse për rajonin. Marrëveshja e fundit në Bruksel, mes Thaçit dhe Dacicit, mund të quhet e suksesshme vetëm atëherë nëse ajo të implementohet në terren, por është herët të flasim për rezultatet e saj”, ka deklaruar për “Presheva jonë” ambasadori austriak Wolfgang Petritsch, i cili ishte edhe bashkëkryesues i BE-së në konferencën e Rambuillet.

I pyetur nëse me ketë marrëveshje në veri mund të krijohet një “Republika Sërpska” diplomati austriak e ka mohuar një gjë të tillë.

“Pas kësaj marrëveshje do të kemi një avancim të statusit të serbëve në veriun e Kosovës, por ky avancim nuk do të thotë se mund të kenë ndonjë ‘Republika Sërpska’ atje, sepse një gjë të tillë Bashkimi Evropian e kundërshton kategorikisht”, ka thënë ai.

Diplomati austriak ka thënë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit mund të reflektohet edhe në përmirësimin e situatës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Eco Higjiena

“Natyrisht se marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë i ka hapur dyert edhe për përmirësimin e gjendjes së pakicave, jo vetëm në Kosovë, pro edhe në Serbi, në këtë rast të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pra, kjo marrëveshje hap perspektiva, si për veriun e Kosovës ashtu dhe për Luginën e Preshevës”, ka thënë Petritsch

“Për arritur një reciprocitet, apo status më të avancuar të Luginës, sikurse për serbët e veriut, liderët e Preshevës duhet të jenë më aktiv dhe më të qartë në kërkesat e tyre”, ka thënë diplomati austriak.

Sipas tij, së shpejti do të mbahet një konferencë rajonale lidhur me perspektivën e veriut të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe të pakicave në vendet e tjera në Ballkan.

Ai tha se konferenca do të mbahet në Prishtinë, Shkup, ose Podgoricë. /Telegrafi/