Eko Higjiena

Petritsch: Kam punuar që të ketë Gjykatë, Thaçi të japë dorëheqje si Haradinaj më herë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish i Dërguari i Posaçëm i BE’së për rajonin, Wolfgang Petritsch, ka folur pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Hagës kundër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe disa të tjerëve.

Ai ka thënë se pas bërjes publike të kësaj aktakuze, Prishtina është një burim i madh i pasigurisë në rajon.

“Kosova aktualisht ka një qeveri shumë të dobët dhe ky është një problem shumë i madh”, ka thënë Petritsch, derisa ka shtuar se gjendja është komplet ndryshe në Beograd pas zgjedhjeve të fundit atje ku Vuçiq ka fituar më shumë se 50 % të votave.

Uji Dea

Sipas tij, aktakuza ndaj Thaçit e ka dobësuar edhe më shumë qeverinë, meqë sipas tij qeveria Hoti ishte krijuar edhe me përkrahjen e partisë që Thaçi dikur kishte qeverisur.

Petritsch thotë se pas gjithë kësaj situate të krijuar do të ketë zgjedhje në Kosovë, herët apo vonë.

Ai tutje ka potencuar se personalisht ka mbrojtur krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e kryera përgjatë viteve 1998-2000, derisa shton se Thaçi duhet të ndjek shembullin e mëparshëm të Ramush Haradinajt, dhe të japë dorëheqjen./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.