RCCOLA

Petriti dhe Muçibaba, pa energji elektrike tash e dy ditë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Fshati Petrit (Kamenicë) ka dy ditë që është pa energji elektrike derisa banorët akuzojnë KEDS-in se nuk japin asnjë informacion ose nuk bëjnë asnjë përpjekje për të evituar defektin. Edhe Muçibaba ndodhet në të njëjtën situatë.

Banorët e fshatit Petrit (Petrovci), janë të revoltuar nga KEDS-i për faktin se ka dy ditë që ata janë pa energji elektrike. Banorët janë revoltuar sepse siç thonë ata telefonat kujdestar të KEDS-it nuk funksionojnë meqë askush nuk lajmërohet.

Mobi Casa

Luani një banor i këtij fshati tha se për shkak të mungesës së energjisë elektrike kanë filluar të prishen edhe gjërat ushqimore si dhe shumë aparatura shtëpiake. Ky gjest i KEDS-it vërtet është një turp i madh” u shpreh Luani.

Kurse Idriz Rexhepi nga Muçibaba tha se në këtë fshat gjithashtu nuk ka rrymë.”As nuk kemi rrymë dhe as nuk është rruga e hapur. Ju kemi gëzuar borës, por rruga është e mbyllur kurse rrymë s`ka afër tri ditë” u shpreh Rexhepi./rajonipress/