Eko Higjiena

Petrit Selimi: Fundvit i palumtur me barrikada në veri, NATO s’po i zhbllokon rrugët siç bëri në vitin 2011

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, përmes një shkrimi në profilin e tij në “twitter” ka thënë se për shkak të zhvillimeve politike në vend atmosfera e festave të këtij fundviti s’është e mirë, raporton Gazeta Express.

Selimi ka thënë se tashmë po shkohet drejt javës së tretë të barrikadave në veri të Kosovës ndërkohë pikat kufitare janë të rrethuara nga persona të maskuar e të armatosur.

Gjithashtu ka theksuar se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura.

UBT

Selimi tutje ka shkruar se edhe NATO s’po e bën tani atë që kishte bërë në vitin 2011 duke ndihmuar Qeverinë e Kosovës për zhbllokimin e rrugëve, shkruan Express.

“Pushime të palumtura. Po hyjmë në javën e tretë të barrikadave në veri të Kosovës. Pikat kufitare janë të rrethuara nga persona të armatosur të maskuar dhe janë të mbyllura. NATO nuk po e bën tani atë që bëri në vitin 2011, kur e ndihmoi qeverinë e Kosovës të zhbllokojë rrugët. Serbia po nxit propagandën”, ka shkruar Selimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.