Petrit Palushi cilësohet si romansieri më i mirë i letërsisë shqipe
Gjilan – Krijuesi nga Kukësi Petrit Palushi këtë të shtune është paraqitur para artdashësve gjilanas me krijimtarinë e tij tejet të pasur. Referuesit Ibrahim Kadriu, Prend Buzhala, Halil Haxhosaj, Nexhat Rexha dhe Kosovare Krasniqi thanë se Petrit Palushi është një krijues modern, me një stil të veçantë dhe mund të llogaritet si njëri nga romansierët më të mirë në letërsinë shqipe.
Në kuadër të vjeshtës letrare në Gjilan të shtunën krijuesit e shumtë kanë pasur mundësinë që ta takojnë dhe bashkëbisedojnë me krijimtarinë e Petrit Palushit autor i pesë romaneve me prejardhje nga Kukësi.
Për kritikun dhe publicistin Petrit Palushi u thanë fjalë të mëdha duke e llogaritur atë ndër kriuesit më të shquar.
Ibrahim Kadriu tha se Petrit Palushi ka nderuar Gjilanin dhe Anamoravën dhe realisht me ardhjen e tij po dëshmohet se Kukësi dhe Gjilani bashkëjetojnë me njëri tjetrin dhe kanë mundësi të mira bashkëpunimi.
Kadriu e vlerësoj lartë krijimtarinë e Palushit duke thënë se është ndër autorët e rrallë që ka ditur ta bëjë romanin të lexueshëm dhe të dobishëm.
Kurse Prend Buzhala tha se Petrit Palushi është njëri nga romansierët më të mirë të letërsisë shqipe. “E marrë të drejtën ta them se Petrit Palushi është njëri nga romansierët më të mirë të letërsisë shqipe sepse para nesh kemi 5 romane nga të cilat ka marrë çmime prestigjioze dhe vlerësime shumë të larta për librat e tij”.
Kosovare Krasniqi tha se Petrit Palushi fjalët i ka sikurse hajmalia. “Romanet e tij janë tërheqëse, kanë forcë magjike derisa ka trajtuar tema siç janë abuzimi me pushtetin” etj.
Për krijimtarinë e Petrit Palushit foli edhe Nexhat Rexha e Halil Haxhosaj.
Kurse autori Petrit Palushi tha se në Gjilan ndihem si në shtëpinë tim sepse kam shumë miq këtu “Neve duhet të forcojmë edhe më shumë sferën e kulturës dhe na duhet që të bëjmë edhe më atraktive këtë fushë andej dhe këndej kufirit. Kam shkruar me pasion e dashuri gjatë gjithë kohës dhe jam munduar që romanin ta bëjë për lexuesin dhe fatmirësisht në këtë drejtim ia kam arritur qëllimit” tha Palushi./rajonipress/


