UBT

Petrit Halilaj „shooting star” në mesin e piktorëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Që nga instalacionet e tij sensacionale në Bienalen 2010 të Berlinit, dhe në Art Basel të vitit 2011, Halilaj numërohet si njëri ndër artistët më të respektuar në nivel ndërkombëtar.

Dy artistë që paraqiten në ekspozitën aktuale “SUPER Visions –Zeichnen und Sein” (“SUPER Visions – Të vizatosh dhe të jesh”) në muzeun e kështjelles Moyland gëzojnë aktualisht njohje ndërkombëtare: Petrit Halilaj dhe David Shrigley.

Petrit Halilaj do të përfaqësojë Kosovën në ekspozitën e 55-të ndërkombëtare të arteve, në Bienalen e Venedikut 2013. Ndërsa Shrigley është i nominuar për çmimin Turner, njërin ndër çmimet më të rëndësishme që jepen për artin bashkëkohor.

Që nga instalacionet e tij sensacionale të paraqitura në Bienalen 2010 të Berlinit, dhe në Art Basel të vitit 2011, Petrit Halilaj numërohet si njëri ndër artistët më të respektuar në nivel ndërkombëtar. Ai jeton dhe punon në Kosovë, Itali dhe në Gjermani, Berlin. Për ekspozitën në kështjellën Moyland ai ka pikturuar qiellin në panele gjigante dhe e ka sjellë në sallën e galerisë. Ky instalacion i Halilajt do të shoqërohet edhe me vizatime të ndryshme, me temë qiellin dhe retë, shkruan lokalkompass.de.

ARKATANA

Ekspozita “SUPER Visions –Zeichnen und Sein” me Petrit Halilajn, David Shrigley, Matthias Böhler, Christian Orendt, Heiner Franzen dhe Eva Von Platen, paraqet artistë me potencial të madh, të cilët vizatojnë me pasion dhe njëkohësisht veprat e të cilëve duken bukur në hapësirë.

Disa nga punimet e ekspozuara janë krijuar enkas për ekspozitën në galerinë e kështjellës Moyland.

Ekspozita mbetet e hapur deri më 30 qershor.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.