United Hospital

Petrich: Kurti duhet të jetë i hapur për kompromis me Beogradin

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petrich, ka folur për zhvillimet politike të pas 6 tetorit në Kosovë.

Petrich thotë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme kishte ardhur si rezultat i ngopjes së qytetarëve me elitat e vjetra dhe korrupsion e nepotizmin.

“Mendoj se përzgjedhja e Kurtit është dëshmi se populli i Kosovës është i ngopur me elitat e vjetra dhe korrupsionin e nepotizmin”, ka thënë Petrich, raporton Gazeta Express.

Ish-diplomati thotë se shpreson që Qeveria e re në Prishtinë të jetë në gjendje të rrëzojë sistemin politik të mbizotëruar nga figura të kohës së luftë dhe që kanë të kaluar të diskutueshme.

Fundamenti

“Kurti e bazoi fushatën e tij jo vetëm në politikën e jashtme dhe raportet me Beogradin, por edhe në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, varfërisë, papunësisë dhe krimit të organizuar”, shprehet Petrich.

Megjithatë njohësi i rrethanave në Ballkan thotë se Kurti duhet të jetë i hapur drejt gjetjes së një kompromisi në raport me dialogun me Serbinë.

“Shpresoj që ai të ketë sukses, por ai gjithashtu duhet të kuptojë që gjetja e një marrëveshje me Beogradin dhe të qënit i hapur për një kompromis të drejtë është po aq e rëndësishme dhe urgjente” , ka potencuar Ëolfgang Petrich./ GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.